Mbrëmjen e 8 marsit prozhektorët do të jenë tek ai që përkufizohet edhe si ‘La Scala’ e futbollit, San Siro ku do të luhet Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, një ndeshje që gjithnjë i ka pasur të gjitha rezultatet brenda pavarësisht gjendjes dhe pozicionit të skuadrave në atë moment.

Trajneri i Interit, Cristian Chivu tashmë e ka të përcaktuar formacionin që do të hedhë në fushë kundër kuqezinjve, por rumuni e ka një dyshim që ka të bëjë me Hakan Calhanoglu që rikthehet në skuadër pas një dëmtimi.

Vetë mesfushori turk do të dojë te jetë në fushën e lojës dhe të bëhet protagonist në këtë përballje me ish skuadrën e tij. Ai duhet të drejtojë Interin për të marrë një fitore që do ta shkëpuste akoma më shumë Milanin, e sidomos do të kërkojë të fshijë përfundimisht kujtimin e penalltisë së humbur në ndeshjen e fazës së parë që u fitua pikërisht nga skuadra e Allegrit me golin e Pulisic

Mesfushori turk u kthye të luajë titullar në mesfushë në mbrëmjen e së martës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Comos dhe mundet që edhe ndaj Milanit të jetë në fushë që në minutën e parë. Është i vetmi dyshim që Cristian Chivu nuk e ka zgjidhur dhe pritet ta bëjë në orët në vijim. Ditën e enjte futbollistët u lanë pushim, por jo trajneri dhe stafi i tij që në Appiano nisën të përgatisnin ndeshjen e madhe dhe të studionin kundërlëvizjet. Për Calhanoglu ka një pikëpyetje të madhe, sepse gjithsesi duhet parë gjendja e tij pas mungesës për shkak dëmtimi dhe pas rikthimit si titullar në Sinigaglia pasi luajti disa minuta me Genoan(herën e fundit që Calhanoglu ka qenë titullar, ishte në ndeshjen e 11 janarit ndaj Napolit).

 Nëse Chivu do të vendosë ta aktivizojë mesfushorin turk si zëvendësues, atëherë si titullar pritet të jetë Mkhitaryan që nuk ishte në derbin e fazës së parë, ndërsa frerët e organizimit të lojës do t’i jepen sërish Zielinskit, ndërsa Barella do të jetë me shiritin e kapitenit duke qenë se Lautaro Martinez mungon për shkak dëmtimi me argjentinasin që humbet një ndeshje derbi pas më shumë se 6 vitesh. Përsa i përket pjesës tjetër, në mbrojtje janë Bisseck, Akanji e Bastoni përpara Sommer dhe Luis Henrique e Dimarco në krahë. Ndërsa sulmi do t’i besohet Pio Espositos dhe Thuram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB