VIDEO/ Sulm çdo 40 minuta, Tel Avivi goditet 3 herë gjatë natës nga Irani, TCH siguron pamjet nga momenti kur raketat shkatërrohen në ajër nga Izraeli

05/03/2026 09:53

Tel Avivi u sulmua tre herë me raketa balistike nga Irani gjatë natës.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe kryeqyteti izraelit u shënjestrua 3 herë nga raketat iraniane.

Sulmi i parë u regjistrua rreth orës 1:40 të natës (2:40 ora në Tel Aviv), raketat iraniane u shkatërrua në ajër nga sistemi anti-raketor izraelit “Iron Dome”.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur raketat iraniane ndërpriten nga sistemi anti-raketor izraelit.

Sulmi i dytë erdhi rreth 40 minuta pas sulmit fillestar. Edhe sulmi i tretë iranian ndodhi po ashtu 40 minuta nga i dyti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB