Telefonatat mashtruese, Shoqata e Bankave thirrje qytetarëve: Mos ndani asnjë informacion personal apo bankar

05/03/2026 15:49

Shoqata Shqiptare e Bankave ka ngritur shqetësimin për shtimin e përpjekjeve për mashtrim përmes telefonatave VOIP (telefonata përmes internetit), pas sinjalizimeve të fundit të ardhura nga sistemi bankar.

Në një njoftim për publikun, bankat u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndajnë asnjë informacion personal apo bankar përmes telefonit me persona që pretendojnë se janë përfaqësues të bankave.

Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, institucionet bankare nuk kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të ndjeshme si:

numrin e plotë të kartës bankare,

kodin PIN,

kodet e sigurisë (OTP),

fjalëkalimet e shërbimeve bankare online.

Shoqata u bën thirrje qytetarëve që, nëse marrin telefonata të dyshimta, të mos japin asnjë informacion dhe të kontaktojnë menjëherë bankën e tyre për verifikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB