Duhet të ishte një periudhë me diell dhe punë për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi në kavilje, por qëndrimi në Lindjen e Mesme i Fabian Schar u shndërrua në një makth me sy të hapur.

Mbrojtësi 34 vjeçar i Neëcastle, theu heshtjen në rrjetet sociale për të treguar momentet e terrorit të vërtetë që përjetoi gjatë valës së sulmeve me raketa që ka goditur zonën e Gjirit Persik këto ditët e fundit.

‘Kam përjetuar ditët më të frikshme të jetës sime-rrëfen zvicerani në Instagram në një postim me imazhin e vendit ku ishte strehuar me dyshekë në dysheme-shkova atje për programin tim të rehabilitimit , por ajo që pamë me sytë tanë është vërtet e frikshme. Jam i lumtur që gjeta një mënyrë për t’u kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB