“Më vjen keq vetëm që largimin tim e paralajmëroi Berisha”, Spiropali në Kuvend: Habitem si i doli fjala

05/03/2026 13:47

Pak minuta përpara se Kuvendi të miratonte ndryshimet në Qeveri, Elisa Spiropali shfrytëzoi një replikë me Belind Këlliçin për të dhënë një mesazh.

Teksa fliste pak metra larg vendit ku qëndronte në lozhë, pasardhësi i saj, ish-ambasadori Ferit Hoxha, Spiropali shprehu keqardhje vetëm për faktin se me shkarkimin e saj, i doli fjala kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili e kishte paralajmëruar në një nga seancat e fundit të Parlamentit.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, flas edhe gjuhë tjetër të huaj, por më mirë se shqipen s’flas asnjë gjuhë. Flas shqip, flas troç, kam folur gjithmonë si duhet për dhe me Shqipërinë. Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, tha Spiropali.

Habisë së saj iu përgjigj vetë Berisha, i cili e përdori si diversion të ndikimit të Ballukut në vendimmarrjen për largimin si ministre të Jashtme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB