Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse
Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër evakuimi për të gjitha periferitë jugore të Bejrutit, në një zonë të quajtur Dahiyeh, të cilën e quan një bastion të Hezbollahut.
Nuk ka një shifër se sa është numri i popullsisë në këtë zonë, por sipas raporteve vlerësohet mes 300,000 dhe 700,000 banorë.
Kjo është hera e parë që ushtria izraelite ka urdhëruar largimin e pjesëve të mëdha të kryeqytetit libanez, ndërsa më parë ata i detyronin njerëzit të largoheshin nga ndërtesa specifike që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do t’i godisnin më pas.
Zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha se urdhri i fundit mbulon katër lagje kryesore në periferitë jugore të Bejrutit, Bourj el-Barajneh, Hadath, Haret Hreik dhe Shiyyah.
Top Channel