Izraeli godet rreth 200 objektiva iraniane vetëm gjatë ditës së sotme, përfshirë edhe eksponentë të lartë të regjimit

05/03/2026 20:51

Izraeli ka goditur ditën e sotme 200 objektiva, duke eliminuar edhe eksponentë të lartë të regjimit iranian.

Gjatë ditës së enjte, Forca Ajrore e Izraelit realizoi një valë sulmesh mbi më shumë se 200 objektiva, duke përfshirë baza të regjimit iranian dhe raketash balistike.

Këto sulme bashkohen me aksionet e mëparshme që kanë filluar që nga nisja e operacionit, të fokusuar në shkatërrimin e arsenaleve të raketave balistike të regjimit iranian.

Që nga fillimi i operacionit, qindra baza raketash në gjithë Iranin, veçanërisht në perëndim të vendit, janë goditur për të zvogëluar kërcënimin drejt Israel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB