LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, Teherani sulmon Tel Avivin dhe Jerusalemin, kurdët hyjnë në Iran, NATO mbledh Këshillin e Atlantikut
Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, hodhi poshtë akuzat se qeveria e tij po i bindet kërkesave të Izraelit dhe po zbaton vendime të imponuara nga Tel Avivi.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, ai deklaroi se këto akuza “nuk janë të guximshme”, duke shtuar se guximi i vërtetë do të ishte që Hezbollah të rishqyrtonte qëndrimet e tij dhe madje t’i kërkonte falje popullit libanez për barrën që, sipas tij, i është imponuar vendit.
Sipas kryeministrit, kjo barrë përfshin shkatërrimin, zhvendosjen e popullsisë dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në vend.
Në mbledhje u diskutua edhe situata e personave të zhvendosur. Ministrja e Çështjeve Sociale, Haneen Sayed, bëri të ditur se rreth 90 mijë persona të zhvendosur janë regjistruar, ndërsa 420 strehimore janë aktualisht të hapura për t’i strehuar ata.
Top Channel