“SHISH është futur në protestë”, Noka kërkon përgjigje nga Hyseni te ‘Mbrojtja’, Çuçi: Këto pyetje drejtoja drejtoreshës, por… 29/06 12:28
Pas tre muajsh përjashtim, sot janë rikthyer në Parlament gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ishin përjashtuar për shkak të ndezjes së flakadanëve në seancë.
Rikthimi i Flamur Nokës, Albana Vokshit e Klevis Balliut u reflektua që në nisje të seancës kur për shkak se Peleshi nuk i dha fjalën Berishës për të folur, deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë procesit të votimit të ministrave të rinj.
Në fotot e fiksuara nga LSA, Berisha ndihmohet nga deputetja Ina Zhupa për të bërë lidhjen live në facebook, ndërkohë që Bardhi e Noka debatonin me kreun e Kuvendit.
Top Channel