Kupa e Botës 2026: Samiti i Sigurisë në Meksikë
Sfida e madhe e parashikuar të luhej në 27 mars në Katar mes Spanjës dhe Argjentinës e pagëzuar me emrin Finalissima duke qenë se përballen skuadrat kampione të Evropës dhe Amerikës Latine, duket se po shkon drejt anulimit.
Bisedimet mes UEFA dhe CONMEBOl për të gjetur një zgjidhje për këtë ndeshje që nuk do të mbahet në Katar për shkak të konfliktit që ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, nuk kanë avancuar teksa deri në këtë moment nuk është gjetur asnjë stadium që të presë këtë përballje dhe duket se nuk do të gjendet as edhe në orët e ardhshme. Për më tepër nuk po merren parasysh alternativa të tjera në mënyrë zyrtare dhe gjithçka po vazhdon siç ka qenë, me Katarin si vend organizator
‘Jemi të ndërgjegjshëm për spekulimet që rrethojnë Finalissima duke parë situatën në rajon-thekson UEFA në një komunikatë për agjencinë e lajmeve Reuters-po zhvillohen bisedime me organizatorët lokalë që kanë bërë një sforco shumë të madhe që kjo ndeshje të jetë një sukses. Parashikohet që javën e ardhshme të merret një vendim përfundimtar për këtë ndeshje. Për momentin nuk po merret në konsideratë asnjë stadium alternativ. Nuk do të bëjmë komente të tjera deri në momentin që do të merret një vendim’
Ideja është që të pritet sa më gjatë që të jetë e mundur që situata në Lindjen e Mesme të qetësohet edhe pse në ditët e fundit është spekuluar që Londra ose Madridi mund të merrnin përsipër organizimin e sfidës mes Spanjës dhe Argjentinës.
Top Channel