Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të forta.

Skuadra kryeqytetase përmes rrjeteve sociale reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të kësaj sfide Eldorian Hamiti duke e akuzuar se kualifikoi Elbasanin për në gjysmëfinale të Kupës me penalltinë e akorduar dhe duke e shpallur non grata.

Reagimi i Elbasanit nuk mungoi me verdheblutë që sërish përmes rrjeteve sociale i janë kundërpërgjigjur Partizanit teksa kanë postuar  videon e një tjetër episodi të diskutueshëm ku shihej futbollisti i Të Kuqve, Fadeiro që goditi Kasën në zonë dhe Hamiti vijoi lojën, ndërkohë që edhe sistemi VAR nuk ndërhyri. Thjesht ‘Reagim’… shkruante Elbasani mbi videon e postuar në Instagram Story, diçka  që më shumë ishte një thumbim ndaj rivalëve kryeqytetas sesa një protestë ndaj gjykimit të ndeshjes nga arbitri Hamiti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB