Mes ironisë deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ironizuar deputeten e PS, Zegjine Çaushin duke thënë ‘Kuvendi është zegjinizuar’.
Menjëherë ka ardhur replika nga ana e socialistes, e cila e akuzoi për marrje te banesave te të pastrehëve duke ia dhënë familjarëve të vetë.
“(Peleshit) E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament.
Zegjinizim d.m.th. për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi”, u shpreh Noka.
Ndërkohë Çaushi është përgjigjur duke thënë “Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin i Banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj. Ai ta ka treguar vendin atje ku të kallëzuar.”
Top Channel