Tensionet në Lindjen e Mesme, Zelensky: SHBA-ja na ka kërkuar ndihmë për t’u mbrojtur nga dronët iranianë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me Axios se beson se përfshirja e tij personale në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit është e nevojshme, duke përmendur si shembull përvojën e tij me Venezuelën.
Trump kritikoi kandidatin kryesor për trashëgiminë, Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, duke e quajtur atë “të papranueshëm” për Uashingtonin. Ai paralajmëroi se zgjedhja e tij mund të çojë Shtetet e Bashkuara përsëri në konflikt brenda pesë vjetësh, nëse ndjek të njëjtat politika si babai i tij.
Presidenti amerikan shtoi se synon të ndikojë personalisht për të siguruar që lideri i ardhshëm i Iranit të sjellë “harmoni dhe paqe”, duke hedhur poshtë trashëgiminë e regjimit ekzistues.
Në intervistë, Trump gjithashtu komentoi marrëdhëniet izraelito-amerikane, duke thënë se Presidenti izraelit Isaac Herzog duhet të falë Benjamin Netanyahun. Ai shtoi se nuk dëshiron që Netanyahu të shqetësohet për asgjë tjetër përveç luftës me Iranin, dhe pretendoi se Herzog i kishte premtuar pesë herë se do ta falte Netanyahu.
Top Channel