Deklarata e Ballës në Kuvend që e ktheu sallën në “fushëbetejë”, gazetari: 0900 është linjë erotike! E kundërshton deputetja socialiste

05/03/2026 22:23

Gazetari Arion Sulo ka komentuar deklaratën e Taulant Ballës në Kuvend që solli përplasje të vazhdueshme, jo vetëm verbale por edhe fizike.

Ai tha se 0900 ka qenë një linjë erotike, megjithëse Balla në sqarimin e tij tha se është numër për të kërkuar informacion në BE.

Arion Sulo: S’mund t’i thuash një gruaje do të të marr tek 0900, është linjë erotike. Ajo ka qenë linjë erotike.

Alban Dudushi: Nuk e di.

Sara Mila: S’ka qenë i interesuar Albani, por nuk ka rëndësi. Ekziston por nuk ka lidhje me situatën.

Arion Sulo: Nuk i di këto ti Sara, se di vetëm Ramën.

Sara Mila: Patjetër që nëse kolegia Vokshi e cila nuk ka qenë, ka qenë e ashpër me mua, kjo nuk e pengon faktin se nëse është lënduar, ajo reagoi e fyer u ndje e fyer. Realisht ndjehem shumë keq si vajzë dhe  grua nëse është ndjerë keq. E kuptoj se edhe unë jam ndjerë jo pak herë keq, e kam vetëm katër muaj në Kuvend.

E ndoshta qëlloi mirë kjo sot, për të krijuar një linjë. Dua t’i besoj Ballës për shpjegimin që tha dhe kërkoi tre herë ndjesë. Ideja është e tillë, ai Kuvend është kthyer në një arenë shumë të keqe për gratë dhe vajzat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB