“Blindimi” i Qipros pas sulmit me dronë nga Irani, ja cilat janë shtetet që po dërgojnë ndihmë ushtarake për ishullin e Mesdheut
Deputeti i PS Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Braçe shfaqi shqetësim në lidhje me kohëzgjatjen e ndërtimit të shkollës 11 Janari dhe zhvillimin e mësimit me turne.
“Një muaj, 2 ditë dhe 2 orë për t’u kthyer në normalitet. Për çfarë, për 10 minuta. Pyetjet që kam paraqitur lidhen me shqetësimin qytetar. Kam prioritet ndërtimin e shkollës 11 Janari, ndërtimi i shkollës është e mirë publike, por shoqërohen edhe me shqetësime për fëmijët dhe prindërit e gjyshërit. Administrimi i kohës së ndërtimit të një shkolle mund të bëhet thjeshtë.
Fëmijët kryejnë shkollën pasdite dhe ndryshojnë agjendën e dhe të prindërve që janë në punë. Procesi i nxënies së fëmijëve ka ndryshuar nga ai i pasdites në të paradites, janë shqetësime normale njerëzore”, tha Braçe.
Ndërkohë ministrja Kumbaro tha se Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar.
“Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar. Nuk mjafton të përfundojnë muret, sepse duhet kryer edhe mobilimi, që ka procedurën e vet të prokurimit sipas fazave të buxhetit. Ka nisur procesi imobilimit të ambienteve me orendi dhe mjete didaktike, në mënyrë që shkolla të vihet në funksion të plotë ku Bashkia e Tiranës si autoritet përgjegjës për këtë aspekt është në procedurë për përfundimin e këtij procesi dhe për kompletimin e të gjitha ambienteve, për zhvillimin normal të procesit mësimor.
Sot kemi një ndërtesë moderne me standarde bashkëkohore infrastrukturore, me kapacitete të zgjeruara për nxënësit, me klasa funksionale dhe hapësira të dedikuara për zhvillimin e lëndëve mësimore. Ky është një investim i rëndësishëm, i shumëpritur për komunitetin dhe për sistemin arsimor në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. Shkolla e re “Edith Durham” ka 33 klasa mësimore, nga të cilat 13 janë të dedikuara për arsimin fillor dhe 20 për ciklin 9-vjeçar, duke siguruar kapacitete të mjaftueshme për nxënësit.
Godina e re është e pajisur me 10 laboratorë të specializuar për lëndë të ndryshme si informatikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjuhë të huaj. Krahas tyre, shkolla ka edhe sallë multimediale, bibliotekë si dhe një palestër me sipërfaqe prej 405 m², duke krijuar hapësira funksionale për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe edukative”, tha ajo.
Top Channel