Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Menjëherë mbasi vendimi i gjykatës kushtetuese, që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut, u botua në Fletoren Zyrtare, apeli i posaçëm caktoi datë për të dëgjuar palët për të njëjtën masë të pazgjidhur prej kësaj gjykate sipas renditjes së shkallëve të drejtësisë.
Të hënën, datë nëntë mars, ora 9, gjyqtarja e posaçme Miliana Muça do të mbajë seancën me dyer të mbyllura, përmbi një muaj mbasi aprovoi masën e ndalimit për të dalë jashtë vendit të Ballukut. Por i kishte duart e lidhura për të shqyrtuar masën e dytë, atë të pezullimit të saj, meqenëse çështja ishte shtruar për debat kushtetues dhe për këtë shkak e shtyu pa afat.
Megjithatë, çështja do të pushohet sepse nuk ka më objekt, sepse Belinda Balluku nuk është më e pezulluar, por e shkarkuar nga detyra si zv/kryeministre dhe si ministre, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Të hënën pritet që të tërhiqen nga apelimi edhe avokatët e Ballukut, por edhe SPAK, që ndërkohë ka kërkuar nga Këshilli i Mandateve leje, meqenëse synon masa më të ashpra për Ballukun, sot vetëm deputete dhe nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.
Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë se kur do ta shqyrtojë rekursin e Ballukut që kërkon heqjen e masës ndalim për të dalë nga Shqipëria.
Top Channel