Ambasada e SHBA-së në Bagdad thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni sa më shpejt nga Iraku
Chelsea shton problemet e Aston Villës që e ka humbur shkëlqimin në ndeshjet e fundit në Premier League angleze. Në Villa Park, skuadra londineze shkatërroi atë të Unai Emery me rezultatin 4-1 duke marrë 3 pikë që e afron akoma më shumë me skuadrën nga Birmingham në vendin e katërt të klasifikimit.
Fillimi i ndeshjes ishte perfekt për Aston Villan që mori avantazhin që në minutën e 2 të sfidës me Douglas Luiz. Gjithcka po shkonte mirë për skuadrën vendase deri në minutën e 35 kur Chelsea barazoi shifrat në 1-1 falë golit të Joao Pedro. Në minutat shtesë të pjesës së dytë erdhi edhe përmbysja e rezultatit në 2-1 nga Blutë dhe ishte sërish Joao Pedro ai që shënoi.
Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy herë të tjera me Cole Palmer që coi rezultatin në 3-1, ndërkohë që Joao Pedro nuk e kishte mbyllur spektaklin e tij personal teksa në minutën e 64 plotësoi tregolëshin e tij duke e cuar rezultatin në 4-1 për Chelsea, një rezultat që mbeti i tillë deri në fund të 90 minutëshit me skuadrën e Rosenior që mori 3 pikët e kësaj ndeshjeje duke shkuar në 48 pikë, përpara Liverpool, ndërsa Aston Villa mbetet me 51 pikë ende në vendin e 4.
Top Channel