Kupa e Italisë/ Gola e spektakël, Lazio-Atalanta mbyllet 2-2, gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit
Mbrëmja e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë ndaj Atalantës u zhvillua në një atmosferë të pazakontë për Lazio-n.
“Olimpico” mbeti pothuajse bosh, pasi tifozët bardhekaltër vendosën të protestonin kundër drejtuesve të klubit, duke braktisur tribunat pavarësisht rëndësisë së sfidës.
Mbështetësit e Lazios u grumbulluan fillimisht në zonën e Ponte Milvios dhe më pas u zhvendosën pranë Curva Nord, jashtë stadiumit, për të treguar njëkohësisht pakënaqësinë ndaj menaxhimit të presidentit Claudio Lotito dhe për të shprehur mbështetjen për skuadrën. Në pankartat e shpalosura lexohej mesazhi: “Një akt ekstrem dashurie”, një shprehje që sipas tyre simbolizon sakrificën për të bërë të qartë qëndrimin ndaj klubit, pa braktisur lojtarët në një moment delikat të sezonit.
Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa tifozët kënduan dhe brohoritën jashtë impiantit për t’i dhënë zemër skuadrës së Lazios, edhe pse nuk ishin të pranishëm në tribuna.
Ky veprim tregon tensionin e vazhdueshëm mes një pjese të madhe të tifozërisë dhe drejtuesve të klubit, por edhe lidhjen e fortë që mbështetësit vazhdojnë të kenë me fanellën bardhekaltër.
Top Channel