Kupa e Mbretit/Real Sociedad fiton derbin bask me Athletic Bilbaon, do të diskutojë finalen me Atletico Madrid.
Eliminimi i Partizanit nga çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë me përmbysjen e rezultatit nga ana e Elbasanit në ndeshjen e zhvilluar në “Arenën e Demave”,
Sipas stafit të kryqytetasvee arbitri Eldorian Hamiti ka qenë jo korrekt dhe ka nidkuar ne rezulatin e takimit. Partizani kishte fituar ndeshjen e parë në Elbasan me shifrat 0-1 dhe u mund pas 120 minutave në Tiranë në ndeshjen e dytë me shifrat 1-3. Për ngjarjet e ndodhura dhe vendimet e marra në këtë takim, drejtuesit e klubit Partizani kanë shpallur non grata arbitrin Eldorian Hamiti.
Kliko këtu për videon.
Kliko këtu për videon.
REAGIM!
Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një rrugaç si Eldorian Hamiti. Ky arbiter është non grada për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me nje penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë.
Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment.
Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit.
I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e këtyre arbitrave rrugaçë nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.
FK Partizani kërkon vetëm drejtësi!
Top Channel