Lufta në Lindjen e Mesme, a do ta mbështesë Europa SHBA-në? Gazetari Arben Manaj në “Top Story”: Britania është spektatore, por do të rikthehet fuqishëm

04/03/2026 22:51

Gazetari i Top Channel në Britaninë e Madhe, Arben Manaj, foli në “Top Story” për atë që po ndodh me luftën në Lindjen e Mesme, nëse do të përfshihet Europa në mbështetje të SHBA-së dhe Izraelit.

Sipas tij Britania për momentin në situatën e konflikteve po luan një rol neutral pa u përfshirë, por kjo do të ndryshojë sipas gazetarit.

Arben Manaj tha se Britania e Madhe do të rikthehet fuqishëm, në mbështetje për SHBA-në dhe Izraelin.

“Britania është më ndryshe se aleatët e tjerë. Po ndjehen më shumë si spektatorë, në një reliev që po ndryshon shumë. Po përdorin forcën e politikës. Dëgjova deklaratën e Starmer, nuk mu duk as siç thotë Trump as si Churchill as si Toni Blear, është një kthim drejt normalitetit. Mendohet që bombarduesit strategjikë do të përdorin bazën.

Marrëdhënia e veçantë nuk janë fjalët e Trump, por çfarë po bën Britania. Britania do të kthehet në rolin që ka pasur. Ka të drejtë kur thotë që nuk ndryshohen regjimet nga qielli. 

Britania e Madhe do të rikthehet fuqishëm, do të jetë mbështetje e madhe për SHBA-në dhe Izraelin. Do e përdorin me pretekstin për mbrojtje, por do të jetë mbështetje”, tha Manaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB