Newcastle me 10 lojtarë ndal Manchester United, vjen humbja e parë për Michael Carrick
Real Sociedad do të jetë skuadra që do të diskutojë finalen e Kupës së Mbretit me Atletico Madrid. Në sfidën e kthimit në gjysmëfinale, Sociedad eliminoi Athletic Bilbao në derbin bask duke fituar edhe ndeshjen e dytë me të njëjtin rezultat si në sfidën e zhvilluar në San Mames, 1-0.
Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0 ku u pa një lojë e ekuilibruar nga të dyja skuadrat që gjithsesi nuk krijuan shumë raste shënimi në portat respektive. Në pjesën e dytë Zubeldia iu afrua golit për Real Sociedad me një gjuajtje me kokë por topi përfundoi pak mbi tramversën e portës së Bilbaos.
Në minutën e 85, arbitri Soto Grado pas ndërhyrjes së sistemit VAR akordoi një 11 metërsh për Real Sociedad. Oyarzabal shkoi te pika e bardhë duke u treguar i saktë për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij. Historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe shifrat mbetën 1-0 me Real Sociedad që preu biletën për në finalen e kompeticionit që do të luhet në Cartuja në Sevilla.
Top Channel