Ruud Gullit: Kam vendosur të mos shoh më futboll, është i tmerrshëm…
Barcelona zhvilloi një ndeshje të madhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid. Katalanasit në Camp Nou fituan 3-0 dhe vëtëm për 1 gol nuk e çuan sfidën në kohën shtesë, diçka që do të kishte ndodhur nëse në sfidën e parë Cubarsi nuk do i ishte anuluar një gol për pozicion jashtë loje inekzistent.
Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco foli pas kësaj përballjeje duke folur edhe për episodin në fjalë teksa shprehu keqardhjen e tij.
‘Përmbysja e rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë nuk ishte aspak e lehtë, prandaj u ankuam atje për golin e Cubarsi. Me rezultatin 4-1, ndeshja do të kishte shkuar në kohë shtesë-tha Deco-por nuk duhet të kërkojmë justifikime dhe skuadra ishte e mrekullueshme’
Deco shtoi se pavarësisht këtij eliminimi, Barcelona ka ende shumë për të fituar këtë sezon.
‘E dominuam të gjithë ndeshjen, është një sinjal i mirë dhe na lë të kënaqur sepse kemi ende shumë për të fituar këtë sezon-shtoi Deco-donim të kalonim në finale të Kupës, por në ndeshjen e parë atje luajtëm shumë keq. Të krijosh një lidhje me tifozerinë në këtë mënyrë do të thotë që kjo skuadër krijon iluzione. Kemi treguar që jemi mirë pavarësisht dëmtimeve, sot dy, kounde dhe Balde, mund të aspirojmë për të fituar gjëra, hap pas hapi vijnë momentet, duhet të mendojmë për sfidën me Athletic Bilbao’
Top Channel