Partizani ngre zërin: Arbitri rrugaç Hamiti vendosi që Elbasani të shkojë në gjysmëfinale të Kupës duke na eliminuar ne, e shpallim “non grata”
Gjenerali izraelit Amir Avivi në një intervistë ekskluzive për ‘Top Story’ me Grida Duma tha se rendi botëror po ndryshon dhe po kështu dhe gjeopolitika, pas sulmeve amerikano-izraelite në Iran.
Gjeneral Avivi deklaroi gjithashtu se ku e shkeli vijën e kuqe Irani që nisi sulmi.
“Irani e kaloi vijën e kuqe në qershor 2025 kur nisi të lëvizte shpejt dhe po shtonte kapacitetin bërthamor. Nisi ndërtimin e një bombe bërthamore. Asokohe Izraeli organizoi luftën 12-ditore, që ishin goditja e objekteve bërthamore dhe prodhimit në masë i raketave balistike.
Pas kësaj lufte Irani në vend të kuptonte ku qëndronte forca e Izraelit dhe SHBA iu kthyen programit bërthamor, dhe mbi këtë masakroi popullin e vet që protestonte në rrugë. Të gjitha këto na bëmë të kuptonim që e kaloi vijën e kuqe. Nuk do të ndalojmë derisa të ndryshojë regjimi”, tha Gjenerali.
Me gati 1200 sulme nga Izraeli dhe po kaq nga SHBA, ndërhyrja ushtarake nga ajri vijon, ndërsa nuk ka forca tokësore.
“Izraeli ka një shërbim inteligjence shumë të mirë, di gjithçka që po ndodh në Iran, është inteligjenca e Mosad dhe CIA dhe këto përpjekje të ndërthurura na ndihmuan të bënim planifikim prej muajsh të këtij operacioni. nuk kemi këmbësori në këtë luftë, por një luftë që po bëhet nga ajri me raketa dhe dron. Izraeli ka organizuar gati 1200 sulme, po kaq dhe SHBA. Iranin e kemi ndarë në zonën e lindjes dhe perëndimit.
SHBA ka fundosur 17 anije dhe e ka shkatërruar pothuajse tërësisht flotën detare. Ne po përqëndrohemi konkretisht për të pritur sulmet e tyre. Irani ka sulmuar me 500 raketa balistike, jo vetëm Izraelin por dhe vendet e tjera. Ka lançuar mbi 2 mijë dronë në zona të ndryshme, megjithatë ne po i rrëzojmë sistematikisht”, vijoi ai.
Avivi pranoi se Izraeli dhe SHBA presin rrëzimin e regjimit, dhe rikthimin e Pahlavi.
“Nuk bëhet diplomaci në këtë regjim, ai nuk mund të zbutet e paqësohet dhe nuk kemi çfarë të negociojmë me të. Duhet të kuptojmë se populli irianian po nxit SHBA dhe Izraelin dhe falënderoi Trump dhe Netanjahun për këtë sulm, që po i shpëton nga një regjim që i masakroi. Në qendër të sulmeve kemi vetëm qeverinë dhe jo civilët. Qëllimi, të zgjasë 4 javë për ta rrëzuar këtë regjim.
Do jetë një moment kur do jetë shumë i dobët dhe Trump do i bëjë thirrje popullit të Iranit. Ne shohim se populli iranian janë në përkrahje të dinastisë Pahlavi, po ngrenë kudo flamurin e Shahut të Iranit dhe ne mendojmë se ai duhet të jetë personi i proceseve të ndryshimeve në Iran, për ta çuar nga diktatura drejt demokracisë. Këtë emër thërrasin njerëzit, duan që Pahlavi të kthehet në Iran” u shpreh Gjenerali.
Top Channel