Ekskluzive/ Gjenerali izraelit për “Top Story”: Po mbrojmë Shqipërinë dhe Europën, në fund të luftës do të ketë zero raketa balistike

04/03/2026 22:18

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një intervistë ekskluzive për “Top Story” me Grida Duma tha se rendi botëror po ndryshon dhe po kështu dhe gjeopolitika, pas sulmeve amerikano-izraelite në Iran.

Por a duhet të ndjehen shqiptarët të sigurtë?

“Po, unë nuk mendoj se Iranin do godasë Shqipërinë dhe nëse i ka kapacitetet. Jam e sigurtë që opozita iraniane në Shqipëri e mbështet këtë operacion, dhe shumë prej tyre do kenë mundësi të kthehen në Atdhe“, tha Avivi.

I pyetur për sigurinë e Shqipërisë dhe Europës, Avivi tha se synohet që në përfundim të sulmeve Irani të ketë zero raketa balistike.

“SHBA po e shpëtojnë Europën, të mos harrojnë që ky regjim ka kërkuar dominim global, sepse ka rënduar raketa balistike për të gjithë rajonet evropiane. Në fund të luftës numri i këtyre raketave balistike do jetë zero. Kjo është një formë për të mbrojtur Europën dhe Shqipërinë. Unë arrij të shoh në fund të kësaj lufte paqe mes Izraelit dhe Iranin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB