Izraeli kthen vëmendjen nga Libani, kërkon të asgjësojë mbetjet e Hezbollahut, terroristët godasin me raketë fshatin Jouval dhe plagos 4 persona

03/03/2026 15:35

Ditën e sotme ushtria izraelite  e ka kthyer vëmendjen nga Irani drejt Libani ku po sulmon vazhdimisht pozicionet e organizatës terroriste Hezbollah, që financohet nga Teherani.

Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet pranë frontit ku po ndodh përplasja mes dy palëve raporton se në fshatin Jouval një shtëpi është goditur nga një raketë e Hezbollahut, duke plagosur 4 persona duke shkatërruar plotësisht banesën.

Kjo ka detyruar qeverinë izraelite të japë urdhrin e evakuimit për të 60 fshatra kufitare, por ndërkohë ka nisur një operacion pushtimi në territoret ku Hezbollah ka ende fuqi dhe forca të armatosura.

Ndërkohë Metanyahu ka njoftuar se 110 mijë rezervistë i janë bashkuar ushtrisë që në ditët në vijim do të rrisë praninë ushtarake në jug të Libanit për të zhdukur atë që ka mbetur nga Hezbollahu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB