Irani drejt përjashtimit nga Botërori 2026, ja cila skuadër mund t’i marrë vendin
Irani ndërmerr një sulm të ri në Arabinë Saudite. Këtë radhë bëhet fjalë për rafinerinë Ras Tanura, që i përket ‘Aramco’ një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë.
Kompania shtetërore arabe është sponsor i Botërorit të futbollit dhe është një prej partnerëve kryesorë të FIFA si dhe të skuadrës së Formula 1, Aston Martin(sponsor kryesor dhe teknologjik). Po kështu Aramco ka praninë e saj edhe në Rally Dakar, kompeticionet e golfit për vajza, kriket dhe evente të tjera sportive
Nga sulmi iranian në këtë rafineri, nuk janë raportuar lëndime në njerëz duke qenë se ishin marrë masat për të mbyllur rafinerinë, por dëmet materiale ishin të shumta. Ras Tanura u mbyll si një masë paraprake sigurie dhe situata është nën kontroll.
Një zëdhënës i Ministrisë Saudite të Mbrojtjes, dy dronë u interceptuan pranë rafinerisë, mbetjet e të cilëve shkaktuan një zjarr të limituar duke shtuar se nuk pati të lënduar,
Top Channel