Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
02/03/2026 21:31
Një ditë pas vendimit të kryeministrit Rama për të larguar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dorëzuar dorëheqjen.
Ministria e Brendshme ia ka përcjellë atë zyrtarisht Këshillit të Ministrave dhe shkarkimi i Prodës është firmosur.
Pas kësaj pritet që Ministria e Brendshme të hapë garën për Drejtorin e ri, që sipas ligjit, kandidati duhet të plotësojë kriteret e karrierës policore, integritetit dhe sigurisë, ndërsa emërimi final bëhet sërish me vendim të Këshillit të Ministrave.

Top Channel