Resorti në Rrjoll/ Ishin në kërkim për sulm ndaj punëtorëve të kompanisë, dorëzohen 11 persona

02/03/2026 11:52

3 të arrestuar, 7 të proceduar penalisht dhe 15 persona të shpallur në kërkim është bilanci i Policisë së Shkodrës, pas sulmit të banorëve të Rrjollit ndaj makinerive të kompanisë që po ndërton resortin, si dhe ndaj policisë private.

Këtë të hënë, personat e shpallur në kërkim u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës.

Për disa prej banorëve rëndojnë akuza për “Plagosje të rëndë me dashje”.

25 personat nën hetim nga policia dhe prokuroria akuzohen për veprat penale: “Shkatërrim i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.

Top Channel