Sulm i ri i Iranit në Arabinë Saudite, goditet rafineria e kompanisë partner të FIFA dhe sponsori i Botërorit
Rafael Leao hodhi firmën e tij në fitoren e Milanit në Cremona ndaj Cremonesen, me portugezin që e coi në 10 numrin e golave të shënuar prej tij në këtë sezon në një fundjavë ku u fol më shumë për praninë e tij në sfilatat e Javës së Modës.
Por mesditën e së dielës u pa Leao klasik i ‘koleksionit vjeshtë-dimër 2026’; u aktivizua si qendërsulmues, shpërdoroi dy raste shumë të mira, por edhe e ndihmoi skuadrën me aksione të tij. Por Leao më interesant u pa pas përfundimit të ndeshjes kur foli për Derbin e Madonninës që do të luhet këtë fundjavë.
‘Shokëve të mi të skuadrës për ndeshjen derbi iu kërkoj të japin maksimumin dhe ta marrin personale sepse është një sfidë për jetë a vdekje-u shpreh Leao
Rafael Leao me Interin ka një raport të vjetër. Ai do të ishte bashkuar pikërisht me zikaltrit, përpara se Antonio Conte që në atë kohë ishte trajneri i Interit të refuzonte ardhjen e tij, sepse preferonte një sulmues ekspert me karakteristika të ndryshme, donte Lukakun. Por Leao tregoi këndvështrimin e tij në një intervistë.
‘Drejtori sportiv i Lille më tha se po më shisnin te Interi, unë iu përgjigjja ‘jo’, doja të qëndroja edhe një vit tjetër që të rritesha-ka qenë rrëfimi i portugezit-ai këmbëngulte, por unë nuk ndryshova mendje. Disa javë më vonë më tha: ‘Është Milani’ dhe unë thashë menjëherë ‘po’. Fola me Paolo Maldinin përmes një telefonate video dhe ai më tha se duhej të shkoja te Milani, se ata ishin gati për të më marrë, nuk mund të refuzoja’
Top Channel