Juventus, Spalletti ka besim: Do të bëjmë një fundsezoni fantastik, jetoj për vendin e katërt

02/03/2026 09:40

Juventus dhe Luciano Spallettin evituan humbjen e tretë radhazi në kampionat teksa arritën të regjistronin një barazim spektakolar në Olimpico ndaj Romës. Trajneri i Zonjës së Vjetër ka folur pas ndeshjes duke bërë një analizë që asaj që pa në fushën e lojës

‘A jam i lumtur për reagimin? Nëse flitet për reagimim po, por nëse sheh situatat në pjesën e parë nuk jam shumë i kënaqur-tha Spalletti-duhet bërë një vlerësim objektiv, eliminohesh nga Liga e Kampioneve në atë mënyrë  dhe duke luajtur 120 minuta dhe të vësh në vend atë situatë bëhet një mal i vështirë për t’u ngjitur. Por ishim të lehtë në golin e dytë dhe të tretë’

Përsa i përket pyetjes nëse ai vërtet besonte te mundësua e rikuperimit të ndeshje, Spalletti tha se gjithnjë shpresohet. ‘Kur të shkosh 66 vjeç, do të shohësh se duke shkuar atje brenda, beson gjithnjë se mund ta rikuperosh-tha tekniku toskan-shpreson gjithmonë, ky futboll është pak i tillë, shkëndijat që janë mund të sjellin aksione të rëndësishme. Boga ka intuitë dhe cilësi për të krijuar diçka nga hiçi, ashtu sikurse Yildiz dhe Zhegrova; është e nevojshme që të kemi gjithnjë besim në sport dhe në jetë. Reagimi vlen më shumë se 1 pikë. Tre nga 5 ndeshjet e fundit i kemi luajtur në inferioritet numerik dhe kjo e shtrydh akoma më shumë skuadrën. Mund të gjesh të gjitha fjalët e mundshme për të rritur besimin, por në këtë moment na kanë ndihmuar tifozët dhe kur edhe ata veshin fanelën, gjithçka bëhet më pak e rëndë nga sa është’

Spalletti foli edhe për shanset e skuadrës së tij për të qenë mes 4 skuadrave më të mira

‘Jetoj për vendin e katërt, t’i japim një formë. Patëm një moment ku kishim shumë gjëra në shpatulla dhe nuk kemi pasur as fatin me vete. Skuadra është rritur në shumë aspekte, do të bëjmë një fundsezoni fantastik-përfundoi Luciano Spalletti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB