Irani është një hap larg përjashtimit nga Botërori i vitit 2026. Konflikti në vendin aziatik pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit, të imponojnë zgjedhje që logjikisht vënë në plan të parë zgjidhjen e tij dhe shpëtimin e jetëve njerëzore me sportin që kalon në plan të dytë.

‘Ajo që është e sigurt, është se pas këtij sulmi, nuk mund të presim të shohim me shpresë Kupën e Botës-ishin fjalët e presidentit të Federatës Iraniane të Futbollit.

Në këtë situatë është e paevitueshme pyetja: Cila skuadër do të marrë vendin e Iranit, nëse ky i fundit përjashtohet? Ndërsa priten komunikime zyrtare si nga ana e Iranit ashtu edhe nga ana e FIFA, makina organizative e turneut që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada duke nisur nga 11 qershori, është vënë në lëvizje. Sipas zërave më të fundit, do të ishte Iraku ai që do të merrte vendin e Iranit në Grupin G të Botërorit së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin.

Në këtë pikë, Emiratet e Bashkuara Arabe do të merrnin vendin e Irakut në ndeshjet e playoffit kundër Bolivisë dhe Surinamit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB