Aksidenti ajror me 11 viktima në Francë, hetimet zbulojnë se avioni pësoi dëmtime teksa fluturonte, ishte vetëm disa metra larg përplasjes pranë një zone banimi
Me tone të qeta ka nisur dhe vijon seanca plenare e kësaj të hëne pasdite, e para pas protestës së opozitës ku iu vu flaka vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë marrë me radhë fjalën në Kuvend, ku janë ndalur në problematikat e evidentuara prej tyre në zonat që përfaqësojnë.
Nga kampi rozë, humori duhet i mirë, teksa aparati fotografik i LSA ka kapur momente batutash në ulëset e deputetëve të PS. Ulsi Manja ka shkëmbyer biseda me Braçen, që nga lentet e aparatit duken mjaft miqësore.
Nga kampi blu, Tritan Shehu dhe Luan Baçi shfaqen të fokusuar në diskutime, teksa qëndrojnë pranë në ulëse, e po ashtu me tone të qeta janë shfaqur edhe deputetët e tjerë demokratë.
Ndërkohë në seancë nuk janë të pranishëm as Edi Rama dhe as Sali Berisha, për t’ua kaluar ‘stafetën’ deputetëve të partive të tyre.
Top Channel