“Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon sot kreun e LDK, Abdixhikun: Edhe LVV do ketë kandidat

02/03/2026 12:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton, Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Kurti tha se Murat Jashari, është figura ideale për kreun e shtetit të Kosovës në këtë periudhë.

Të shtunën, Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se i ka kërkuar Kurtit që zgjedhja e presidentit të bëhet nga propozimi i saj.

Për këtë çështje, Kurti propozoi garë të hapur me propozime nga secili subjekt politik.

Albin Kurti, njoftoi se të hënën do të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun me të cilin do të diskutojë çështjen e presidentit. E nëse edhe LDK-ja pajtohet të propozojë kandidatë për president, Kurti tha se edhe Vetëvendosje do ketë një emër.

Presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet më së largu deri më katër mars, nëse kjo nuk bëhet, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Presidentja aktuale Vjosa Osmani, ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ish-ministri, Arsim Bajrami, kanë shprehur dëshirën për të garuar, por asnjë prej tyre nuk ka zyrtarizuar kandidaturën me 30 nënshkrimet e kërkuara nga Kushtetuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB