Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa ky i fundit kërkoi që të distancoheshin nga aktet e dhunës në protestën e fundit të opozitës.
“Ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar, nga normalizimi i një situatë që po e çon Shqipërinë shumë hapa pas.
Ne nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur se çfarë qokash bën me pronat e shqiptarëve, dhe fakti që një pronë publike i është kaluar për menaxhim një fondacioni francez, u desh protesta që ta mësonim ne dhe shqiptarët.
Kur të distancohesh ti nga politikanët që bashkëpunojmë me krimin e organizuar, pritni dhe ndonjë reagim dhe nga ne se me gjasë nuk do ketë nevojë as për protestë”, tha Bardhi.
Top Channel