Jose Mourinho dhe çështja Prestianni: Nëse është fajtor, me mua e ka mbyllur…
Ditën e shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët kundër Iranit. Teherani reagoi duke goditur me raketa bazat amerikane në Katar, Bahrein, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. mes qyteteve që u vunë në shënjestrën e sulmeve iraniane figuron edhe Dubai ku kishte shkuar Danilo D’Ambrosio dhe familja e tij për pushime, por që tani kanë mbetur të bllokuar.
Ish mbrojtësi, që korrikun e kaluar deklaroi tërheqjen nga futbolli pas aventurave të tij në Serie A me Torinonm, Interin dhe Monza, përmes një postimi në Instagram Story tregoi frikën që po përjeton
‘Jemi të gjithë mirë, të terrorizuar, por jemi mirë-ishin fjalët e para të thëna nga D’Ambrosio në postimin e tij-dje për fat të keq ranë 3 raketa mbi kokat tona ndërsa ishim në plazh. Binin mbetje të tyre dhe njerëzit në panik qanin dhe bërtisnin. Kështu edhe fëmijët tanë. Shkuam të shtëpia e një muku dhe e kaluam natën nën shkallë mes alarmeve dhe shpërthimeve të vazhdueshme. Presim vetëm që të na kthejnë në shtëpi’.
Edhe Enza De Cristofaro, bashkëshortja e ish futbollistit ripostoi në Instagram një Story të miqve që siç e theksoi D’Ambrosio, i mirëpriten. ‘Është një natë makthi me alarme, zhurmë, gjëmime, terror në sytë tanë. Fëmijët flinin, por ne jo sepse nuk ishim të sigurt se çfarë mund të ndodhte. Kur ra alarmi shkuam t’i marrim dhe zbritëm në kantinë. Qëndruam për orë të tëra për t’u mbrojtues dhe çdo zhurmë ishte një vështrim terrori mes nesh. Këtë mëngjes u zgjuam mes gjëmimesh. Askush nuk di çfarë të na thotë, duam vetëm të kthehemi në shtëpi’-tregon bashkëshortja e D’Ambrosios.
Top Channel