Frika e Roberto Mancinit në Doha: Alarm në gjuhën arabe në telefon dhe më pas zhurma e shpërthimeve

01/03/2026 13:32

Pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, përgjigjja e këtij të fundit ishte duke goditur disa vende në Lindjen e Mesme mes të cilëve ishte edhe Katari ku punon edhe ish trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini.

Trajneri i skuadrës së Al Sadd, foli për TG1 duke treguar një të shtunë frike të madhe. ‘Telefoni fillojë të tingëllojë nga sinjalet e alarmit në gjuhën arabe, ishin 5 apo 6 alarme dhe pak më vonë dëgjuam shpërthimet-tregon Mancini-ishim në meshë, alarmet erdhën teksa ishim në kishë, na thonin për t’u kthyer menjëherë në shtëpi dhe të qëndronim brenda’

Mancini, në stafin e të cilit ka edhe italianë të tjerë si Massimo Maccarone dhe Christian Lattanzio, në profilin e tij në Instagram postoi një video të shpërthimeve që dëgjoi ai vetë, pak kilometra larg banesës së tij në Doha.

Në këtë qytet që në mënyrë të papritur u shkretëtua, trajneri po qëndron në shtëpi dhe është në pritje që situata të zgjidhet në mënyrë të sigurt në mënyrë që të gjithë t’i kthehen jetës së përditshme. ‘Nëna ime më telefonoi e shqetësuar, por i thashë që të rrijë e qetë për momentin-vijon Mancini-morëm sinjale për një sulm nga lajmet, duke parë angazhimin e forcave të armatosura në Gji. Kështu që menduam se mund të ndodhte diçka edhe pse shpresonim që të ishte diplomacia të prevalonte. Të shpresojmë për më mirë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB