U hodh në lumin Osum, gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i 42-vjeçarit nga Skrapari

28/02/2026 12:45
Foto ilustruese

Pas rreth 10 ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 42-vjeçarit nga Skrapari, i cili u hodh në lumin Osum.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me forcat e Ushtrisë, pas disa ditësh kontrolle intensive përgjatë shtratit të lumit Osum, sot rreth orës 10:30, pranë fshatit “Karruk”, gjetën trupin e pajetë të shtetasit I. K., 42 vjeç, lindur në Skrapar.

Kërkimet për gjetjen e tij kishin nisur që prej datës 19.02.2026, pasi dyshohej se ky shtetas ishte vetëhedhur në lumin Osum.

Për disa ditë me radhë, strukturat e Policisë Berat, në bashkëpunim me Forcat RENEA dhe forca të tjera mbështetëse, vijuan kontrollet në zonë për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë u nxor nga uji dhe grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB