Nuk ka fitues në sfidën përmbyllëse të kësaj jave në Kategorinë Superiore mes Teutës dhe Flamurtarin. Në sfidën e zhvilluar në Niko Dovana të Durrësit, skuadrat dolën nga fusha e lojës me nga 1 pikë secila pasi 90 minutëshi i përballjes mes tyre përfundoi me rezultatin 1-1.

Ishte një ndeshje ku në pjesën e parë u panë shumë pak raste nga të dyja skuadrat që preferonin më shumë të mbroheshin e të mos pësonin gola.

Por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, pasi Arifi shënoi një autogol duke i dhënë kështu avantazhin Flamurtarit. Teuta reagoi dhe u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit të cilin e gjeti me anë të Dacit.

Pas barazimit të rezultatit në 1-1, durrsakët shpërdoruan mundësi për të shënuar golin e fitores dhe kështu rezultati mbeti i barabartë me skuadrat që morën nga një pikë secila që nuk e ndryshon shumë gjendjen e tyre në renditjen e kampionatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB