Protokolli VAR, humbja e kohës dhe simuluesit/ Risitë në rregulloren e futbollit në parg të Botërorit 2026

28/02/2026 14:00

Futbolli dëshiron t’i thotë mjaft simulimeve dhe humbjes së kohës. Dhe për këtë arsye IFAB në Asamblenë e saj të Përgjithshme në Uells, kaloi një sërë rregullash të reja që do të hyjnë në fuqi në 1 qershor të 2026, pikërisht në prag të Botërorit të këtij viti.

Modifikimet në rregullore do të kenë të bëjnë me portierët, rivëniet e topit në lojë, dëmtimet, zëvendësimet dhe protokolli VAR

Tetë sekonda për rivëniet në lojë. Pas normës së vendosur për portierin në momentin e zotërimit të topit, vijnë risi edhe përsa i përket rivënies së topit në lojë. Për të evituar humbjen sistematike të kohës, në fazat e rifillimit të lojës, rregulli i 8 sekondave do të zgjerohet edhe te rivëniet nga vija fundore; nëse portieri e kalon këtë kohë, do të akordohet goditje këndi për skuadrën kundërshtare. I njëjti princip do të aplikohet edhe për rivëniet anësore.

Dëmtime dhe simulime; 60 sekonda jashtë fushe. Të reja të rëndësishme ka edhe në aspektin e dëmtimeve dhe ndërhyrjeve të mjekëve; nëse një futbollist kërkon ndihmë mjekësore për më shumë se 8 sekonda, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 minutë, por me një përjashtim; nëse faulli shkakton karton të verdhë apo të kuq, lojtari mund të rihyjë menjëherë në fushë. Me këtë masë, që është testuar në kompeticione ndërkombëtare, synohet reduktimi i simulimeve dhe ndërprerjeve strategjike të lojës

Zëvendësimet; maksimumi 10 sekonda. Lufta kundër humbjeve të kohës do të bëhet edhe te zëvendësimet; për të përshpejtuar  këtë proces, futbollistët kanë maksimumi 10 sekonda kohë për të lënë fushën e lojës që nga momenti kur numri i tyre shfaqet në tabelë. Nëse zëvendësimi nuk kryhet brenda kësaj kohe, skuadra mbetet përkohësisht në inferioritet numerik deri në ndërprerjen pasuese të lojës

VAR; ndërhyrje te goditjet e këndit të akorduar gabimisht dhe kartoni i dytë i verdhë. Pas polemikave të forta për episodin Bastoni-Kalulu ka modifikime edhe në protokollin VAR; jepet mundësia për të riparë dhe hiqet kartoni i dytë i verdhë që sjell kartonin e kuq. Nuk do të ketë rishikim për kartonin e parë të verdhë. Për më tepër, sistemi VAR do të ndërhyjë edhe te goditjet e këndit që akordohen gabimisht dhe sjellin shënimin e golit. Objektivi është reduktimi i gabimeve vendimtare në aksionet që mbyllen me gol

Top Channel

DIGITALB DIGITALB