Charles Leclerc dhe Alexandra Saint Mleux thanë ‘Po’. Piloti i Ferrarit dhe e fejuara e tij shkuan drejt altarit për të lidhur kurorë në Principatën e Monacos.

Çifti kishte njoftuar në 2 nëntorin e vitit të kaluar ndërmarrjen e këtij hapi të rëndësishëm në jetën e tyre dhe këtë të shtunë, në një ceremoni private të zhvilluar në Montecarlo ata u martuan

Ishte një event i blinduar, por që u zbulua pak nga një video që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale ku shfaqen Leclerc dhe Alexandra që ka në dorë edhe një buqetë lule, të veshur në mënyrë ceremoniale teksa udhëtonin me një makinë Ferrari 250 Testa Rossa të 1957(që mund të vlejë deri në 30 milionë euro).

Javën e ardhshme, Leclerc do të jetë i impenjuar për startin e sezonit të Formula 1, por fillimisht ai përjetoi momente të emocioneve të mëdha me Alexandrën e tij, pasi që nga kjo e shtunë ata do të jenë burrë e grua me unazën e martesës në gisht.

Charlec Leclerec dhe Alexandra nisën të frekuentonin njëri tjetrin në 2023, pasi piloti i dha fund lidhjes së tij të mëparshme me Charlotte Sine. Alexandra Saint Mleux, pariziene me një background franco-argjentinase dhe meksikane, është profesioniste arti që diti të ndërthurë diplomimin e saj në École du Louvre dhe eksperiencën e fituar në shtëpitë e ankandit me karrierën e saj si modele dhe influencere duke spikatur për stilin e saj të rafinuar. E rritur në Principatë, ajo e njohu tashmë bashkëshortin e saj pikërisht në rrugët e Montecarlos

Top Channel