Kombëtarja shqiptare e U21 do të luajë edhe një sfidë tjetër miqësore në muajin mars. Pas Jordanisë, kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë me SHBA, gjë që u konfirmua nga Federata Shqiptare e Futbollit që bëri të ditur arritjen e marrëveshjes me Federatën Amerikane të Futbollit.

Sfida mes Kombëtares U21 dhe 21 vjeçarëve amerikanë do të luhet në 30 mars në orën 15:00 në Antalia të Turqisë. Përpara kësaj sfide, të besuarit e Alban Bushit, në 27 mars do të luajnë me Jordaninë, edhe kjo sfidë do të zhvillohet në Antalia.

Sfidat me Jordaninë dhe SHBA janë miqësore që kombëtarja shqiptare i luan në kuadër të përgatitjeve për kampionatin evropian të 21 vjeçarëve të vitit të ardhshëm me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm futbollistik për këtë grupmoshë dhe si e tillë është e kualifikuar direkt

Dy testet miqësore të muajit mars do të jenë një mundësi e mirë për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik për të vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të testuar elementë të rinj në funksion të Europianit U-21 2027.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB