‘Der Klassiker’, çfarë spektakli, por Bayern i imponohet Borussia Dortmund dhe marshon drejt titullit
Elbasani lë sërish pikë të rëndësishme në rrugën drejt titullit në Kategorinë Superiore. Skuadra elbasanase nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bylisin që lufton për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar me Elbasanin që e sheh veten 5 pikë larg Vllaznisë kryesuese.
Në pjesën e parë u pa një ndeshje pa ritëm me skuadrat që bënë shumë pak për të rrezikuar portat respektive dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë, ishte Bylisi që e nisën më mirë teksa fitoi dhe një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Stoilov me skuadrën e Mirel Josës që mori avantazhin në 1-0. Por më pas ballshiotët u kthyen në mbrojtje, ndërsa Elbasani u hodh në kërkim të golit të barazimit që e gjeti me Loukili.
Pas këtij momenti, Elbasani pati një sërë rastesh të humbura por në fund rezultati mbeti 1-1, një barazim që duket se më shumë i vleu Bylisit sesa Elbasanit.
Top Channel