Kategoria Superiore/Elbasani lë sërish pikë, Bylis i merr barazimin e largon nga kreu
Futbollisti i Newcastle United, Kieran Trippier, është parë në shoqërinë e një modeleje të platformës OnlyFans, 14 vite më të re se ai.
Sipas raportimeve të mediave britanike, 35-vjeçari ka darkuar me Kehlani Webster, 21 vjeçe, e cila përveç aktivitetit në OnlyFans punon edhe në një klub vallëzimi në Newcastle. Ata kanë kaluar disa orë në restorantin Babucho, i vendosur në një kishë të restauruar në qytet.
Dëshmitarë okularë kanë treguar se, teksa largoheshin nga lokali, Trippier duket se i ka dhënë xhupin e tij për ta mbrojtur nga i ftohti, pasi moti ishte me shi dhe temperatura të ulëta. “Dukej si një gjest kalorësiak për ta mbajtur ngrohtë”, ka thënë një burim.
Dyshja shoqërohej edhe nga disa miq të tjerë dhe thuhet se ishin të fundit që u larguan nga ambienti. Webster promovon profilin e saj në OnlyFans me kontent provokues.
Jeta private e Trippier ka qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët. Në maj të vitit 2024 u raportua për një krizë në martesën e tij me bashkëshorten Charlotte. Video të publikuara në rrjetet sociale e tregonin futbollistin në një bar karaoke në Newcastle në shoqërinë e një vajze tjetër.
Charlotte nuk ishte e pranishme në UEFA Euro 2024, ku Anglia u mposht 2-1 nga Spanja në finale. Më vonë, në shtator të po atij viti, u bë e ditur se ajo ishte zhvendosur me tre fëmijët e çiftit në një rezidencë në Hale, Cheshire, rreth 200 milje larg.
Top Channel