Vidhnin automjete jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri/ Shpallen në kërkim dy të dyshuarit, sekuestrohen makinat

27/02/2026 12:46
foto ilustruese

Dy shtetas janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi vidhnin automjete jashtë vendit dhe i trafikonin në Shqipëri.

Njoftimi:

Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç.

-Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L.

Punohet për kapjen e të dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB