U godit me thikë gjatë një sherri nga një shtetas grek, ky është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Greqi

27/02/2026 12:40

Personi në foto është 17-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një sherri nga një shtetas grek.

Sipas autoriteteve greke, shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut. Fillimisht ai deklaroi se ishte përplasur me makinë. Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB