Pas Ligës së Kampioneve, ishte Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia, ai që përcaktoi rrugëtimin e tij drejt finales së Stambollit.

Në Nyon të Zvicrës u përcaktuan ciftet  e 1/8 të finaleve pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së playoffit. Sfidat e përcaktuara janë vërtet interesante dhe në fakt në 1/8 e finaleve do të kemi një derbi italian, pikërisht atë mes Bolognës dhe Romës. Ndërsa Freiburg do të përballet me Genk.

Skuadra hungareze e Ferencvaros do të luajë me Bragën, ndërkohë që një duel interesant është edhe ai mes Panathinaikos dhe Betisit. Përballje e fortë është edhe sfida mes Celta Vigos dhe Olympique të Lyon, ashtu sikurse edhe ajo mes Stuttgart dhe Portos. Shorti i 1/8 të finaleve rezervoi edhe një duel anglo-francez sic është ajo mes Lille dhe Aston Villës, ndërsa Nottingham Forest do të luajë me Midtylland.

Pas 1/8 të finaleve u mësuan edhe ciftet çerekfinaliste të kompeticionit. Kështu fituesja e ciftit Ferencvaros-Braga do të përballet me atë të Panathinaikos-Betis. Fituesja e Genk-Freinburg do të përballet me Celta Vigon ose Lyon. Stuttgart ose Porto në çerekfinale do të përballen me fituesin e Nottingham-Midtylland, ndërsa fituesja e euroderbit italian Bologna-Roma do të luajë me Lille ose Aston Villa

Ndeshjet e para të 1/8 të finaleve të Europa league do të luhen në 12 mars dhe ato të kthimit në 19 mars. Ndërsa finalja e madhe e Stambollit do të luhet në 20 maj dhe të gjitha ndeshjet e kompeticionit do të transmetohen në platformën Digitalb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB