Kombëtarja e vajzave vazhdon përgatitjet e saj për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2027 me Malin e Zi në 3 mars në Nikshiq dhe Çekinë në 7 mars në ‘Loro Boriçi’. Skuadra kuqezi, e drejtuar nga Armir Grima ka zhvilluar disa seanca stërvitore me intensitet të lartë, duke u fokusuar si në aspektin taktik ashtu edhe në atë fizik.

Mbrojtësja Arbiona Bajraktari tha për FSHF se skuadra është e fokusuar fillimisht te ndeshja e parë kundër Malit të Zi për të marrë tre pikët e para dhe thekson se përgatitja nga ana e skuadrës po zhvillohet në nivele maksimale.

‘Atmosfera është shumë e mirë. Vajzat janë të përgatitura maksimalisht. Do mundohemi që të japim maksimumin në këto ndeshje, pasi janë shumë të rëndësishme për ne-tha Bajraktari-Duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet t’i marrim ndeshjet 1 e nga 1. Së pari kemi ndeshjen me Malin e Zi dhe do të mundohemi që të marrim 3 pikë. Pastaj kemi ndeshjen me Çekinë, me të cilën kemi pasur dy përballje në Nations League. Është një kundërshtar i fortë, por do mundohemi që të japim maksimumin. Është analizuar si nga stafi, edhe prej nesh. Duke marrë parasysh që jemi ndeshur me disa skuadra, Uellsi është një kundërshtar më i fortë’.

Edhe Alma Hilaj theksoi atmosferën pozitive në skuadër dhe vendosmërinë për të dhënë maksimumin në çdo përballje.

‘Atmosfera është shumë e mirë. Është dita e katërt sot dhe po përgatitemi më së miri për të përballuar dy ndeshjet e para që kemi për këto kualifikuese-tha Hilaj-objektivi është për të marrë më të mirën. Kemi tre skuadra që janë të forta. Ne duam që përballë çdo skuadre të japim më të mirën. Futbolli është futboll. Kemi pasur ndeshje ku kemi dhënë maksimumin dhe ndoshta s’kemi marrë rezultat. Ideja është që të bëjmë performancë të mirë dhe të shpresojmë të marrim rezultatin. Objektivi është të qëndrojmë në Ligën B. E kemi arritur vjet dhe shpresoj të vazhdojmë ta bëjmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB