“Deputet, e di kujt i dhe dorën?”/ Braçe mesazh prekës për Namir Lapardhanë, kujton takimin vite më parë: Pushteti nuk e tjetërsoi kurrë Këtë të premte u organizua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin, ku pjesë ishte dhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve te Bashkuara, Nancy Van Horn.
Diplomatja amerikane vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa ushtarake në misione ndërkombëtare.
Ajo theksoi rëndësinë e rritjes së angazhimit për sigurinë, ndërsa shtoi se duhet jo vetëm rritje të shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe fokus të vazhdueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin e ushtrisë.
“Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn.
Top Channel