Modelja Beniada Nishani, ish finaliste e Big Brother VIP Albania 1, është një një lidhje dashurie.

Lajmin e ka dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku tha se është shumë e lumtur.

Edhe pse qëndroi diskrete, Beniada tregoi se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se me të njihej prej vitesh.

Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur.

Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë.  Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin…sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”-deklaroi Beniada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB