Aksident në Rrilë, automjeti përplaset me motomjetin, plagoset një nga drejtuesit

27/02/2026 14:46
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në kryqëzimin e fshatit Rrilë të Lezhës.

Automjeti me drejtues shtetasen me inicialeJ. Ç., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin me iniciale Z. N.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB